Letër Kreditë

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

Letër Kredia është një instrument pagese i lëshuar nga një bankë me kërkesën e klientit të saj. Pagesa e një Letër Kredie kryhet kundrejt prezantimit të setit të kërkuar të dokumenteve, i cili duhet të jetë në përputhje me kushtet e vendosura në të. Letër Kreditë janë një instrument më i sigurt dhe më efektiv në kryerjen e pagesave në transaksionet e tregtisë ndërkombetare dhe të tregëtisë brenda vendit.  

Letër Kreditë e Importit/ për blerje 

Lëshohen nga Banka në rastet kur klientët e saj blejnë/importojnë mallra ose shërbime nga partnerët e tyre brenda apo jashtë vendit. Në këtë lloj transaksioni banka merr persipër një angazhim të pakthyeshem, për llogari të klientit të saj, për të paguar përfituesin, kundrejt prezantimit nga ana e këtij të fundit të setit të dokumenteve plotësisht në përputhje me kushtet e vendosura në Letër Kredi.

Letër Kreditë e Eksportit/për shitje

Në rastet kur klientët tanë shesin /eksportojnë mallra ose shërbime, brenda ose jashtë vendit, në sugjerojmë që pagesa nga bleresit në favorin e tyre të kryhet përmes një Letër Kredie. Në këtë rast banka merr Letër Kredinë e lëshuar në favorin e klientit të saj me mesazh Swift-i ose me Letër, nga banka e blerësit (banka lëshuese). 

 

Newsletter