Depozitë me afat për qytetarë të moshuar

Shpërblimi ynë për përkushtimin tuaj!
Si pjesë e përgjegjësisë korporative kundrejt shoqërisë, ICB prezanton një skemë të veçantë depozite të krijuar posaçërisht për të garantuar siguri dhe të ardhura të qëndrueshme për qytetarët e moshuar. Llogaria e Depozitës me Afat për Qytetarë të Moshuar u pergjigjet nevojave specifike të qytetarëve të moshuar nëpërmjet fleksibilitetit dhe normave preferenciale të interesit. Lejoni që kursimet tuaja të punojnë për ju, në mënyrë që ju të bëni atë që gjithmonë keni dashur.

Karakteristikat e produktit:
- Normë interesi Preferenciale 0.25% me shume se normat aktuale ne fuqi.
- Interesi i pagueshëm në përputhje me nevojat tuaja.
- Likuiditet i gatshëm për depozitën tuaj fikse përmes kredive me norma interesi konkuruese.
- Mundësohet rinonovimi automatik i Depozitës me Afat.
- Lejohet tërheqja përpara afatit të maturimit të depozitës.
- Nuk ka asnjë kufizim në numrin e depozitimeve/arkëtimeve.
- Transferim automatik i Interesit tek llogaria juaj e kursimit/rrjedhëse.
- Shuma minimale e Depozitës me Afat 20.000 LEK.
- Nuk aplikohet komision për hapjen e llogarisë.
- Llogaria mund te hapet ne monedhat LEK, EUR dhe USD.

Dokumentacioni i Kërkuar:
• Pasaportë ose Kartë Identiteti (brenda afatit të vlefshmerisë)
• Formulari i Aplikimit i lëshuar nga Banka
• Depozituesi/t e Firmës
• Të dhënat personale (datëlindja, adresa, e-mail, numri i telefonit etj.)

Për të mësuar mbi normat e interesit të ofruara nga ICbank klikoni Bulletinin e Normave te Interesit.
Depozita në ICBank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave ASD (www.asd.gov.al) sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" i ndryshuar.

Newsletter