Kredi Hipotekore

Keni gjetur shtëpinë që keni ëndërruar por kursimet tuaja nuk janë të mjaftueshme për ta bërë atë tuajën?
Për këtë ju vjen në ndihmë Kredia për Shtëpi nga ICB.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Kredia Hipotekore për Individë synon përmbushjen e nevojave  për blerje, ndërtim, apo rikonstruksion shtëpie.
Produkti i ofrohet një kategorie konsumatorësh të punësuar në kompani shtetërore apo private si dhe profesionistë të vetëpunësuar. Individë  që kanë  të ardhura mujore nga paga, të rregullta  dhe të verifikueshme. Banka konsideron edhe të ardhura shtesë nga dypunësimi, qiradhënia etj.
Mosha e klientin në perfundim të afatit të kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 65 vjec.

KARAKTERISTIKAT

Limitet e financimit
Banka financon
• Deri në 70% të vlerës për blerje shtëpie nëse pasuria e paluajtshme është ndërtesë plus 5% financim shtesë për mobilim.
• Deri në 50% për toke truall. 
• Deri në 90% për  depozitë dhe  kredia është në të njëjtën monedhë me depozitën dhe  80% në rast se monedha është e ndryshme. 

Afati
Deri në 30 vjet

Monedha
LEK/EUR/USD

Norma e Interesi e aplikuar
LEK         Bono thesari 12-mujor (norma e ndryshueshme*) + 3.5% (norma e pandryshueshme), min 5.5%
EUR        Euribor 12-muaj (norma e ndryshueshme*) + 4.5% (norma e pandryshueshme), min 5%

*Norma e interesit të ndryshueshëm në LEK/EUR/USD do të  jenë subjekt rishikimi çdo 12 muaj nga momenti i lëvrimit të kredisë.

Dokumentacioni për Kredi për Shtëpi

Nëse të ardhurat nga paga
• Dokument identifikimi .
• Çertifikatë Familjare (origjinale) për kredimarrësit dhe dorëzanësit.
• Vërtetim i Pagës dhe gjendjen e llogarisë bankare.
• Çertifikatë pronësie, kartela dhe harta treguese e pronës.
• Kontratë shitblerje, Kontratë Porosie ose Kontratë Sipërmarrje (sipas rastit) e noterizuar.

*Nëse të ardhurat janë nga qeraja nevojitet  Kontrata e Qerasë në vend të gjendjes së llogarisë bankare dhe vërtetimit të punës.

Nëse të ardhurat nga biznesi
Person fizik
• Ekstrakti i QKR-së .
• Çertifikatë Liçense .
• Dokument vërtetues I Tatim-Taksave që klienti i ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore.
• Dokumenta financiare : Bilanc/ Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve.
Person juridik
• Vendimi i Gjykatës të regjistrimit si person juridik.
• Akti i Themelimit dhe statuti i kompanisë.
• Dokument vërtetues I Tatim-Taksave që janë shlyer të gjitha detyrimet tatimore.
• Dokumenta financiare : Bilanc / Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Aplikoni tani

Newsletter