Llogari Kursimi

Le ta bëjmë më të thjeshtë jetën!
Një llogari kursimi e lehtë për t’u përdorur e cila ju lejon të depozitoni dhe tërhiqni para cash në çdo kohë. Nëpërmjet kësaj llogarie ju i shtoni vlerë parave tuaja, ndërkohë që kurseni dhe kryeni veprime bankare pa vështirësi.

Karakteristikat e produktit:
- Tarifa minimale për të gjitha shërbimet;
- Nuk ka afat maksimal;
- Nuk ka kufizime në numrin e transaksioneve dhe shumës së depozitimeve (arkëtimeve në këtë llogari);
- Lajmërim me SMS për të gjitha transaksionet;
- Nuk ka komision për hapjen e llogarisë;
- Kartë ATM Falas;
- Nuk aplikohet tarifë vjetore për Kartën ATM;
- Nuk aplikohet komision për transaksionet në ATM;
- Pagesë automatike e faturave të kompanive utilitare;
- Llogaria mund të aksesohet në secilën prej degëve të ICB-së;
- Llogaria mund të hapet në monedhat LEK, EURO dhe USD.

Dokumentacioni i Kërkuar:
• Pasaportë ose Kartë Identiteti (brenda afatit të vlefshmërisë)
• Formulari i Aplikimit i lëshuar nga Banka
• Depozituesi/t e Firmës (Specimen Signatories)
• Të dhënat personale (datëlindja, adresa, e-mail, numri i telefonit etj.)

Për të mësuar mbi normat e interesit të ofruara nga ICbank klikoni Bulletinin e Normave te Interesit.
Depozita në ICBank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave ASD (www.asd.gov.al) sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" i ndryshuar.

Newsletter