Llogari Rrjedhëse

Tani jeni të lirë për të shijuar jetën e përditshme!
Një llogari rrjedhëse është ideale për të kryer transaksionet e përditshme të biznesit. Me Llogarinë Rrjedhëse PERSONALE të ICB ju mund të aksesoni paratë tuaja në çdo moment, në çdo vend. Tërhiqni dhe depozitoni para cash, kërkoni balancën e llogarisë ose mini-statement të saj, kryeni pagesa për mallra dhe shërbime, paguani faturat për shërbimet utilitare dhe kryeni transferta ndaj të tretëve. Të gjitha këto vijnë shumë thjesht përmes Llogarisë tuaj Personale Rrjedhëse.

Karakteristikat
- Llogaria mund të hapet në monedhat LEK, EUR dhe USD;
- Tarifa minimale për të gjitha shërbimet në Llogarinë Rrjedhëse Personale;
- Transferta fondesh pa limit brenda bankës;
- Nuk ka kufizime të numrit të transaksioneve dhe shumës së depozitimeve;
- Nuk aplikohen komisione për transfertat hyrëse nga bankat e tjera në Monedhën LEK;
- Pagesë automatike e faturave të kompanive utilitare (Ujë, Energji Elektrike, telefon fiks dhe celular etj.)
- Pagesa për palët e treta përmes urdhërporosisë bankare ose transfertave për jashtë (për qera, pagesa për shërbime, etj.);
- Kanale të shumëfishta për të aksesuar llogarinë tuaj;
- Njoftim me e-mail te balancës së llogarisë
- Llogaria rrjedhëse është me natyrë të vazhdueshme dhe si rrjedhim nuk ka maksimum kohor fiks;
- Kartë ATM falas;
- Nuk aplikohet tarifë vjetore për Kartën ATM;
- Nuk aplikohet komision për transaksionet me ATM;
- Lajmërim me SMS për të gjitha transaksionet e kryera në llogari;
- Llogaria mund të aksesohet në secilën prej degëve të ICB-së.

Dokumentacioni i Kërkuar:
• Pasaportë ose Kartë Identiteti (Brenda afatit të vlefshmerisë)
• Formulari i Aplikimit i lëshuar nga Banka
• Depozituesi/t e Firmës (Specimen Signatories)
• Të dhënat personale (ditëlindja,adresa e banimit, e -mail , numri I telefonit etj.)

Për të mësuar mbi normat e interesit të ofruara nga ICbank klikoni Bulletinin e Normave te Interesit.
Depozita në ICBank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave ASD (www.asd.gov.al) sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" i ndryshuar.

Newsletter