Proçesi i rekrutimit

Proçesi i rekrutimit zbatohet dhe është i vlefshëm për të gjithë aplikantët pavarësisht nga niveli i eksperiencës:

a) Aplikimi
Të gjitha vendet e lira publikohen në faqen tonë të web-it dhe në portalet e punësimit. Çdo publikim i pozicioneve të lira ju informon lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë si dhe aftësitë dhe kompetencat përkatëse që duhet të keni. Nëse ju përmbushni kriteret e përcaktuara të listuara në pozicionet përkatëse mund të dërgoni CV-në tuaj të shoqëruar me një letër motivimi si dhe kopje të çertifikatave/kualifikimeve akademike në adresën e postës elektronike: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

b) Shqyrtimi i CV-ve
Departamenti i Burimeve Njerëzore bën shqyrtimin e CV-ve dhe përzgjedh CV-të e aplikantëve që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e pozicionit të lirë sipas njoftimit përkatës. Pas shqyrtimit Departamenti i Burimeve Njerëzore krijon një listë me të gjithë kandidatët e përzgjedhur për intervistë dhe/ose testim me shkrim.

c) Intervista
Në fazën e përzgjedhjes, kandidatët në varësi të pozicionit që aplikojnë mund të kalojnë në një ose dy faza intervistimi dhe/ose aplikantët mund t’i nënshtrohen testimit me shkrim të njohurive. Departamenti i Burimeve Njerëzore do ju kontaktoj për t’ju njoftuar lidhur me zhvillimin e intervistës ose testimit. Intervista zhvillohet nga një panel i caktuar intervistuesish .

d) Punësimi i Kandidatit
Nëse ju do të përzgjidheni si kandidati i duhur për pozicionin e lirë, Departamenti i Burimeve Njerëzore do ju kontaktoj për t’ju infomuar për përzgjedhjen si dhe për detaje të tjera lidhur me punësimit tuaj pranë International Commercial Bank.

Shënim: Të dhënat tuaj personale do të trajtohen me konfidencialitet dhe do të përpunohen vetëm për qëllimin e caktuar në proçesin e rekrutimit. International Commercial Bank respekton dhe zbaton parashikimet e përcaktuara në ligjin nr.9887 datë 10.03.2008 “ Për mbrojtjen e të Dhenave personale”.

Newsletter