Pse të zgjedh ICB Albania

Kapitali Njerëzor luan një rol kyç në suksesin dhe ecurinë e bankës, dhe si rrjedhojë ne jemi të përkushtuar në përzgjedhjen e burimeve njerëzore që zotërojnë edukimin, eksperiencën dhe aftësitë e duhura për pozicionet e lira përkatëse. Ne investojmë në punonjësit e përzgjedhur duke i ofruar zhvillimin e duhur si dhe mundësi për rritjen në karrierë. Punonjësit e talentuar janë tashmë pjesë e stafit tonë drejtues.

Në institucionin tonë, ne promovojmë vlerat, respektin kundrejt individit, punën në skuadër si dhe integritetin. Nëse vendosni të jeni pjesë e stafit tonë, ju do të integroheni lehtë pasi ekipi jonë i punës është mikpritës dhe i hapur të ndajë me ju eksperiencën dhe njohuritë që zotërojnë. Ne besojmë në aftësitë dhe njohuritë e punonjësve tanë, të cilët janë të orientuar drejt rezultateve positive, si dhe në përkushtimin dhe përgjegjshmërinë që tregojnë në përmbushjen e detyrave.

Ne i vlerësojmë njerëzit tanë dhe i konsiderojmë si asetin më të çmuar. Motivimi dhe zhvillimi i tyre është në fokusin tonë pasi një staf i motivuar, i kualifikuar dhe i zhvilluar bën ndryshimin duke e çuar bankën një hap përpara.

Newsletter