Lajme

Inovacioni "Boutique"

International Commercial Bank operon në Shqipëri prej 16 vites dhe është një nga bankat e para tregtare te hapura në vënd. Ne fakt, ICB është e vetmja Bankë në Shqipëri, me kapital aziatik, e fokusuar qartësisht drejt tregjeve të reja së bashku me 13 banka simotra të vendosura në Afrikë dhe Azi. International Commercial Bank përfshin në strategjinë e saj zhvillimin e ndërsjelltë me vendet në të cilat operon. Njohja e thellë e tregut e ka lejuar atë të ndërthurë ofertën me dinamikat e secilit prej tregjeve në zhvillim ku ajo operon. ICB është një nga të parat banka që ofroi kreditë hipotekore për individë. ICB ka 5 degë në Tiranë dhe tre të tjera me vendodhje në Durrës, Lushnjë dhe Fier.

Përgjatë vitit 2012 ICB rivlerësoi dhe ndryshoi elemente të markës dhe komunikimit në funksion të krijimit të një fokusi të plotë të pozicionimit të saj në Shqipëri, duke perforcuar në të njëjtën kohë angazhimin e saj në vend. Strategjia e ICB është ndërtuar mbi Rëndësinë e Vlerave dhe trasparencën e plotë ndaj klientit. Banka i kushton vëmëndje të vecantë  Korporatave, Ndërmarjeve të Vogla dhe të Mesme, të cilat përbëjnë motorrin ekonomik të Shqipërisë, por pa lënë mënjanë dhe individët.

ICB ofron një qajse “ boutique” në treg duke ofruar financim të shpejtë dhe konkurues për bizneset e duhura përmes një marrëdhënieje partneriteti. Tek International Commercial Bank veprimet bankare menaxhohen nga Manaxheri i Mardhënieve me Klientin i cili, pas percaktimit të qartë të nevojave të biznesit, ndihmon jo vetëm për veprimet bankare dhe financimin e veprimtarisë tregtare por edhe me pagesat e përditshme apo nevojat për transaksione të ndryshme. Menaxherët tanë të Mardhënieve me Klientin janë trajnuar të shikojnë jo vetëm performancën financiare të një kompanie por vërtet “ të shkojnë përtej shifrave” gjë që bankat e tjera shpesh nuk kanë kohën dhe burimet për ta bërë.

Lexo më shumë

Newsletter