Përgjegjësia Sociale 3

Në kuadër të Përgjegjësisë Sociale, në bashkëpunim me shkollën ndërkombëtare ‘World Academy of Tirana’ WAT, Banka Ndërkombëtare Tregtare ka mirëpritur me datë 09 Qershor 2016 në ambjentet e saj 22 fëmijë nga kjo shkollë bashkë me mesuesit. Fëmijët u njohën me bankën dhe më ambjente e saj si dhe me një prezantim të shkurtër mbi bankën dhe paranë. Si pjesë e kësaj vizite, në program u përfshi edhe një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë.

Përgjegjësia Sociale 2

Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a ka zhvilluar seancën e parë të dhurimit të gjakut për vitin 2016 në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar të zhvilluar në ambjentet e bankës përkatësisht në datë 06 Prill 2016.





Përgjegjësia Sociale 1

Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a ofroi mbështetjen e saj duke sponsorizuar Maratonën ‘TiRuin’ që u zhvlillua më datë 02 Prill 2016, Dita Ndërkombëtare e Autizimit organizuar nga Shoqatat ‘ Femijet Shqiptar’ dhe ‘ Autizmi flet Shqip’. Qëllimi i këtij kontributi ishte të ofronte asistencë psikologjike dhe fizike fëmijëve që janë prekur nga forma të ndryshme Autizmi si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje në shoqërinë civile dhe më gjerë. Përveç sponsorizimit të bërë nga Banka, vet punonjësit e Bankës Ndërkombëtare Tregtare kane kontribuar në blerjen e bluzave si dhe pati një pjesëmarrje të gjerë në maratonë.


Newsletter