Elementët bazë

1.Misioni

Aspirojnë të ofrojnë shërbim cilësor duke treguar integritet në çfarëdo situate të vështirë dhe sfiduese për të arritur objektivat e pritshme dhe performancën e biznesit si dhe përpiqemi të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer dhe të krijojmë vlera të shtuara për klientët me qëllim arritjen e suksesit në konkurencën globale si dhe të tregojmë kujdes për komunitetin.

2.Vlerat kryesore

ICB pajtohet me vlerat kryesore të shprehura në paragrafet e mëposhtëm për të përfshirë të gjithë anëtarët e stafit në ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit cilësor dhe me integritet si dhe krijimin e vlerës së shtuar për klientët me qëllim arritjen e suksesit në konkurrencën globale si edhe kujdesin për komunitetin:

- Shërbim Cilësor
Punonjësit e ICB punojnë me pasion dhe përpiqen maksimalisht të ofrojnë produkte bankare konkuruese dhe shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve;

- Integriteti
Punonjësit e ICB janë profesionistë dhe të sinqertë në veprimet e tyre ditore dhe operojnë në përputhje me Kodin e Etikës;

- Transaparenca
Banka dhe punonjësit i japin informacion publikut të gjerë dhe tregjeve mbi strategjinë, vlerësimet dhe vendim-marrjet e politikave dhe proçedurave në mënyrë të hapur, të qartë dhe në kohë;

- Ndershmëria
Punonjësit e ICB janë të ndershëm në parime, veprime dhe vlera dhe në të njëjtën kohë janë të respektueshëm dhe gëzojnë një reputacion të mirë.

- Inovacioni
Punonjësit e ICB në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë përmirësim dhe japin ide të reja për rritjen e produktivitetit dhe të qenurit konkurures në treg;

- Kujdesi ndaj Komunitetit
Punonjësit e ICB besojnë në punën në skuadër (me aktorë të brendshëm dhe të jashtëm) për forcimin e marrëdhënies së Bankës me Klientët dhe Komunitetit si dhe për krijimin e Brand-it të saj;

Newsletter