Struktura organizative

KËSHILLI DREJTUES

Lim Teong Liat - Kryetar i Këshillit Drejtues, Anëtar i Komitetit të Kontrollit (Anëtar i Pavarur)
Z. Lim Teong Liat është Kryetar i Këshillit Drejtues i Bankës Ndërkombëtare Tregtare sh.a që nga 02.06.2015 si dhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit që nga periudha 05.05.2015. Ai ka një përvojë të pasur në industrinë bankare si Drejtues, Anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Komitetit të Auditit dhe Menaxhimit të Riskut. Pas diplomimit në një nga Institucionet më prestigjoze të kontabilitetit në botë ’Instituti i Kontabilistëve të Miratuar në Angli dhe Uells” (ICAEW) në vitin 1978, ai filloi punë si Auditor i Lartë në kompaninë ‘Ernest & Young’, Malajzi në vitin 1979 dhe më pas vijoi të mbante pozicione menaxheriale në banka të ndryshme ne funksionin e Kontrollit të brendshëm në Bankën Standart Charter, Malajzi ku u rrit profesionalisht dhe vazhdoi të mbante pozicione drejtuese deri më 1994. Në vitin 1994 deri në 1997 ai ka qenë Menaxher i Përgjithshëm i Operacioneve në kompaninë ‘Hong Leong Finance Berhad’, Malajzi dhe nga periudha 1997 deri në 2001 ka qenë Menaxher i Përgjithshëm po në të njëjtën kompani. Më pas nga vitit 2004-2006 ka qenë Drejtor i Pavarur i Kontrollit dhe i Rrezikut në Bankën Alliance Malajzi, më pas në periudhën 2007-2012 ka shërbyer si Drejtor i Pavarur i ICB Financial Group Holding AG (ICBFGH).

Hashimah Ismail – Anëtare e Këshillit Drejtues (Anëtar i Pavarur)
Znj. Hashimah Ismail është emëruar Anëtare e Këshillit Drejtues që prej vitit 2000. Ajo ka një përvojë të pasur në fushën e Jurisprudencës. Pasi është diplomuar për Drejtësi në Universitetin Malaya në vitin 1985 në Malajzi ajo ka filluar përvojën e saj të parë profesionale si Asistente ligjore në firmën e avokatisë ‘Messrs. K. Balasundaran & Co.’ Në vitin 2000 është promovuar si Drejtuese Ekzekutive në kompaninë ‘Alor Setar Securities Sdn Bhd’. Në viitn 2002 vazhdoi karrierën e saj në rolin e Drejtueses Ekzekutive në kompaninë ‘Kulalu Lumpur City Securities Sdn Bhd’, gjithashtu në të njëjtin vit është emëruar edhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Kompanisë Changkat Kiara Sdmn Bhd.

Sivagukan Thambirajah – Anëtar i Këshillit Drejtues (Anëtar i Jo- i Pavarur)
Z. Sivagukan Thambirajah mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të ICB Global Management dhe është emëruar anëtar jo i pavarur i Këshillit Drejtues të Bankës Ndërkombëtare Tregtare që prej vtitit 2015. Në vitin 1997 është diplomuar në degën Analizë/Menaxhim i Pronës në Universitetin e Teknologjisë Malajzi. Në vitin 2006 është aprovuar si kontabilist i miratuar dhe është pranuar si Anëtar i Institutit Malajzian të Kontabilistëve dhe në vitin 2010 është pranuar si Anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Miratuar (ACCA). Ai ka një përvojë pune 12 vjeçare kryesisht në Menaxhim Finance. Karrierën e tij e ka filluar si Specialist në Vlerësimin dhe Menaxhimin e Pronave në kompaninë ‘Jones Lang Wooton, Kulala lumpur’ dhe në vitin 2002 deri në 2006 është punësuar si Auditor i Lartë në kompaninë ‘Ernest & Young’. Në vitin 2006, filloi eksperiencën e tij si Zëvendës Drejtor Finance në kompaninë ICB global Management Sdn Bhd, ku nga viti 2012 u promovua në rolin e Drejtorit të Financës në nivel grupi.

Lee Ooi Kim – Anëtare e Këshillit Drejtues (Anëtar i Pavarur)
Znj. Lee Ooi Kim është emëruar Anëtare e Këshillit Drejtues që prej vitit 2015. Në vitin 1977 Znj. Kim është diplomuar për Edukim në Universitetin Malaya në Malajzi dhe në vitin 1987 ka marrë diplomë Master në Edukim në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles, SHBA. Përvojën e saj profesionale e ka filluar në vitin 1977 si Asistent Drejtor i Arsimit në Ministrinë e Arsimit, Malajzi. Në vitin 1997 filloi si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë ShareWorks Sdn Bhd.
Znj. Kim ka një përvojë të larmishme si anëtare dhe kryetare e Këshillit Drejtues në kompani të ndryshme.  Nga viti 1999 deri në Maj 2007 ka mbajtur rolin si kryetare Jo/ekzekutive në IC Banka a.a. Republika Çeke dhe në vitin 2010 deri më 2013 ka mbajtur pozicionin Drejtor Jo-I pavarur në kompaninë ‘Berger International Ltd. Singapore’.

Mohd Bin Nasir Ali - Anëtar i Këshillit Drejtues (Anëtar i Pavarur)
Z. Mohd Bin Nasir Ali është emëruar si Anëtar i Këshillit Drejtues në datën 06 Tetor 2017. Ai është diplomuar në vitin 1980 në ekonomik në Universitetin Malaya në Malajzi dhe në vitin 1988 ka marrë diplomën master në Shkenca në Studime Financiare në Universitetin e Stracthclyde në Mbretërinë e Bashkuar. Z. Mohd ka një përvojë të gjerë në pozicione ekzekutive në kompani të ndryshme. Ai e filloi përvojën e parë të punës në vitin 1982 deri më 1988 si Drejtor i Financës dhe Marketingut në kompaninë ‘Berhad & Permodala Nasional Berhad’. Në vitet 1988-1991 u punësua si Menaxher Investimesh pranë Kompanisë ‘BBMB Unit Trust management’ dhe vazhdoi karrierën e tij në rolin e Menaxherit të Përgjithshëm pranë bankës ‘Maybank Securities Sdn Bhd’ gjatë periudhës 1991-1995. Në vititn 1995 u emërua Drejtor i Përgjithshëm në kompaninë ‘Kuala Lumpur City Securities Sdn. Bhd. Dhe në vitin 2000 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Grupit në kompaninë ‘Utusan Melayu (Malaysia Berhad) për periudhën 2000-2014.
 

KOMITETI I KONTROLLIT

Peter Choo – Kryetar i Komitetit të Kontrollit (I pavarur)
Z. Peter Choo është emëruar si Kryetar i Komitetit të Kontrollit që prej vitit 2011.  Në vitin 1972 ai u pranua si Anëtar nga Instituti i Bankierëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 1977 u pranua si Anëtar nga Shoqata e Kontabilistëve të Miratuar e regjistruar në Dhomën Mbretërore, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 1982 mori çertifikatën si Anëtar i kësaj shoqate. Gjithashtu, në vitin 2001 u pranua si Kontabilist i Miratuar nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar në Malajzi. Përvojën e tij të parë të punës e filloi pranë kompanisë ‘Malayan Banking Berhad’ për vitet 1969-1973 dhe më pas filloi si Auditor i lartë pranë kompanisë ‘Manafiah Raslan & Mohd” për periudhën 1974-1978. Z. Peter Choo karrierën e tij e ndertoi pranë bankës ‘Hong Leong’ gjatë periudhës 1978 deri më 2001 ku si fillim mbajti pozicionin Auditor i Brendshëm dhe gjatë kësaj periudhe ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale në funksione të ndryshme të bankës deri sa u promovua si Menaxher i Përgjithshëm në Departamentin e Kredisë dhe mbajti këtë pozicion deri sa doli në pension. Pas daljes në pension ai u emërua Anëtar i Komitetit të Kontrollit në bankën ICB Bumiputera PT. Tbk për periudhën 2007-2010.

Osvelda Qafa – Anëtare e Komitetit të Kontrollit (E pavarur)
Znj. Osvelda Qafa është emëruar Anëtare e Komitetit të Kontrollit (e pavarur) më 03.05.2013. Znj. Osvelda ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, në degën financë-kontabilitet në periudhën 1995-1999.  Me pas ka ndjekur çertifikime të ndryshme, në periudhën 2001-2003 është pranuar si Kontabiliste dhe Auditore e çertifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, ACCA, më pas në periudhën 2006-2008 është pranuar Anëtare e Shoqatës së Thesarit për Korporata në Mbretërinë e Bashkuar, AMCT. Në vitin 2011 është çertifikuar si Kontabiliste dhe Auditore në Shqipëri nga IEKA.  Gjithashtu, duke filluar nga vitit 2004 është ne ndjekje të CFA-s.
Përvojën e saj të punës e ka filluar pranë Deloitte & Touche Albania si Auditore e lartë në periudhën 1999-2003. Në vitin 2003 ka filluar karrierën e saj në rolin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Financës pranë Raiffeisen Bank Kosovë deri më 2008. Duke filluar nga viti 2009 e në vazhdim mban pozicionin si Drejtoreshë e Përgjithshme e Financës pranë kompanisë Univers- Alb sh.a.

 

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Gideon van den Broek – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Ndërkombëtare Tregtare sh.a
Z. Gideon van den Broek, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Ndërkombëtare Tregtare, aktiv në industrinë bankare duke filluar nga viti 1997. Karrierën e tij e ka filluar në bankën ABN AMRO ku punoi në segmentin e biznesit në shërbimet e transaksioneve globale, dhe në vitin 2001 filloi përvojën e tij pranë Citigroup, ku ka mbajtur role të ndryshme (në funksionet e Shitjeve, Produkteve dhe Marketingut) në nivel rajonal si dhe në shtete të ndryshme si Belgjikë, Hungari dhe Gjermani. Para se të emërohej Drejtor i Përgjithshëm në Shqipëri ai ishte i punësuar si Menaxher i Zhvillimit të Biznesit pranë kompanisë Fullerton Financial Holdings – Dunia Finance në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe gjithashtu ishte Menaxher i Lartë në Kompaninë e Konsulencës Bearingpoint.  Ai ka zhvilluar eksperiencën e tij në funksione të ndryshme si Marketing strategjik, Financë, Menaxhimi i Produkteve, Menaxhimi i Kanaleve, Segmentimi i Klientëve, Zhvillimi i Biznesit, Transformimi i Organizatës dhe Menaxhimi i Rrezikut. Z. Gideon mban dy diploma Bachelor përkatësisht në Menaxhimin e Informacionit pranë Universitetit Hogeschool Maastricht, Mbretëria e Vëndeve të Ulëta dhe në Ekonomik për Biznes pranë Universitetit Hogeschool Breda, Mbretëria e Vëndeve të Ulëta. Gjithashtu, Z. Gideon është diplomuar në studimet Master për Administrim Biznes në Universitetin e Karolinës Perëndimore (Western Carolina University, Cullowhee), Karolina e Veriut, SHBA.

Newsletter